Ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni eshte nisur sot per ne Strasburg, ku do te mbaje nje fjalim ne nje seance te Parlamentit Evropian.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave shefi i diplomacise kosovare eshte ftuar ne kete sesion nga Grupi Panevropian i Partive Popullore.

Sipas burimeve, gjate qendrimit dyditor ne Strasburg, Hyseni do te takohet me autoritete te shumta te Parlamentit Evropian, mes te cilave kryetarin e PE Hans Gert Potering, kryetarin e Grupit te Partive Popullore, Joseph Daull, etj.

Top Channel