“Ballkani sot eshte nje rajon krejtesisht i ndryshem dhe ne rruge te mire drejt NATO-s dhe BE-se”. Deklarata vjen nga perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana ne 10 vjetorin e bombardimeve kunder Serbise.

Ne nje interviste per televizionin publik cek, Solana tha se keto 10 vjet jane nje periudhe e shkurter, por per stabilitetin e Ballkanit gjate kesaj kohe eshte bere shume.

“Disa shtete te Ballkanit kane hyre ne BE, ndersa shtete te tjera jane kandidate. Shumica e shteteve jane te lidhura me BE dhe NATO ne menyre institucionale. Mendoj se miqte tane ballkanik do te afrohen edhe me shume”, ka thene Solana.

Sot ai viziton Pragen, ku me shefin e diplomacise ceke do te bisedoje per pergatitjet per takimin e ministrave te Jashtem te BE-se, qe do te mbahet me 27 dhe 28 mars. Ai pritet t’i kushtohet Ballkanit Perendimor.

 

Top Channel