Policia serbe ne nje operacion te gjere anti-krim ka arrestuar 35 persona, 19 prej te cileve police, nen akuzat e kryerjes se trafiqeve, korrupsion dhe abuzim me ane te detyres.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave te ndaluarit pritet te merren ne pyetje edhe per vepra te tjera penale, si pastrim parash dhe evazion fiskal.

Aksioni i uniformave blu eshte perqendruar ne qytetet ne jug-perendim te Serbise. Lufta kunder krimit eshte nje nga kushtet kryesore qe Brukseli i ka vene Serbise ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE.

Top Channel