Republika e Palaut njeh pavaresine e Kosoves
09/03/2009 19:05
Republika e Palaut ka marre vendimin per te njohur pavaresine dhe sovranitetin e shtetit te ri te Kosoves.
Presidenti i ketij vendi, qe shtrihet ne oqeanin Paqesor, i ka dorezuar sot ambasades kosovare ne Uashington letren ku konfirmohet njohja e pavaresise.
Lajmin e ka bere te ditur per mediat Ministria e Jashtme e Kosoves. Republika e Palaut behet keshtu vendi i 56-te qe njeh Republiken e Kosoves.
Top Channel