
Kryesocialisti Edi Rama eshte ndalur ne qytetin e Lushnjes per t’u takuar me vullnetaret e ndryshimit. Rama ne kete takim ka folur per domosdoshmerine e ndarjes me ane te votes nga politika e 18 viteve qe ka futur mes shqiptareve ndarjen e mllefin.
“Ne janarin e 1920, Lushnja i dha vendit nje qeveri te re dhe krijoi piketat e nje lloj shteti qe mund te rreshtohej ne anen e qyteterimit perendimor”, u shpreh Rama.
Duke evokuar simboliken e kesaj ngjarje historike, Rama ka bere thirrje per ndarjen nga politika e vjeter e ndasive partiake per t’i dhene vendit te ardhmen europiane.
“Ne 28 qershor do te fitojme, – tha Rama, – jo per te ndryshuar nje qeveri me nje tjeter por per te nderruar mbi te gjitha mendesine e qeverisjes nga ne sherbim te politikes se politikaneve, ne sherbim te qytetareve”.
Top Channel