LSI-PSV 91, koalicion ne zgjedhje

09/03/2009 15:45

Ne te njejtin vend ku koalicioni qytetar u angazhua per manifestimin e 15 marsit, ne ambientet e Hotel Tiranes ne kryeqytet, dy parti te tjera te majta nenshkruan bashkepunimin zgjedhor LSI dhe Partia Socialiste e Vertete 91.

“Kjo marreveshje e sotme eshte nje garanci shume e rendesishme per fitoren ne zgjedhje, per triumfin e vlerave progresiste”, u shpreh Meta.

Ndersa greu i PSV 91, Petro Koci, u beri thirrje votuesve te marrin pjese dhe te sjellin fitoren.

Drejtuesit kryesore te formacioneve te majta, te cilat qe prej nje viti jane perfshire ne kundershtime te hapura, qe nisen pas ndryshimeve kushtetuese te 21 prillit 2008, jane ndodhur per disa minuta ne te njejtin ambient disa metra larg njeri-tjetrit, nje distance qe ne menyre simbolike ndan dhe qendrimet e tyre dhe qe me afrimin e zgjedhjeve behet edhe me e larget.

Komenti ne vijim vjen nga kryetari i opozites Edi Rama ne pergjigje te interesit te gazetareve ne lidhje me mitingun e LSI-se  me 15 mars, nje miting i vecuar nga ai i koalicionit te sapokrijuar qytetar.

“Vija qe ndan te shkuaren me te ardhmen, qe ndan koalicionin e se shkuares qartesohet cdo dite dhe me shume”, u shpreh Rama.

Top Channel