Kurti: Shkupi, politike shoviniste ndaj shqiptareve

09/03/2009 15:25

Lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e Shkupit mban nje qendrim nacionalist ndaj shqiptareve te Maqedonise.

Ne nje interviste per agjencine e lajmeve “INA”, Kurti eshte shprehur se shtypja qe sipas tij i ben qeveria popullsise shqiptare eshte treguesi i ketij nacionalizmi “agresiv”.

“Jemi deshmitare se kohet e fundit ka nje rritje te theksuar te nacionalizmit maqedonas. Elita e sllaveve ne Maqedoni shpik histori dhe perveteson figura historike per te bere sa me te lashte identitetin e saj. Nese ky nacionalizem ka karakter mbrojtes ne raport me Greqine, ai eshte sulmues dhe shovinist ne raport me shqiptaret”, ka pohuar Kurti.

Top Channel