Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ne zgjedhjet e ardhshme synon te fitoje ne qytetin e Prishtines.

Ne nje debat me banoret e ketij qyteti, Haradinaj ka theksuar se deri tani ka vene re shume mangesi tek qeverisja aktuale dhe ka premtuar se kur te vije ne pushtet do te vendose njerezit e duhur per te cuar Prishtinen perpara.

Ai ka nenvizuar se do te shkoje lagje me lagje per te degjuar banoret dhe ka akuzuar kabinetin Thaci se nuk ka asnje plan per kryeqytetin.

“Para zgjedhjeve ata japin plane shume ambicioze por te parealizueshme. Ndersa pas zgjedhjeve ata nuk kane asnje plan”, ka pohuar Haradinaj.

Top Channel