Gjilan, protestat e serbeve, ne diten e katert

09/03/2009 21:05

Banoret serbe te fshatit Shillove ne Gjilan, per diten e katert me radhe kane vazhuar te protestojne ne shenje pakenaqesie per shkak te nderprerjes se energjise elektrike.

Shkak i shkycjes nga rrjeti elektrit eshte mos pagesa e energjise elektrike. Ata, duke brohoritur se “Kosova eshte Serbi” dhe duke drejtuar fyerje ndaj zyrtarve te KEK, se ju jeni “kelysh”, ka vazhduar protesta e banoreve serbe per me shume se nje ore. Protesta eshte shoqeruar nga masa te shumta te policise speciale.

“Ne Kosove nuk ka energji dhe energjia nuk paguhet. Sipas informatave qe kam, 42% e popullates nuk paguan energji elektrike. A duhet qe problemi ne gjithe Kosoven te rregullohet vetem me fshatin tone? Apo duhet te zgjidhet ky problem ne gjithe Kosoven? Kjo eshte ajo qe neve po na dhemb”, ka deklaruar Lubomir Stanojeviq, perfaqesues i protestes.

Ndersa pak para se te fillonte te shperndahej turma e protestuesve, ata filluan te hedhin veze ne drejtim te kamerave dhe policise.

Top Channel