AKR: Te krijohet Ministria e Diaspores

09/03/2009 13:15

Aleanca Kosova e Re, kerkon krijimin sa me pare te Ministrise per Diasporen, pasi nje e treta e popullsise se ketij vendi jeton ne emigracion.

“Qeveria duhet te krijoje mekanizma per prurjen e trurit nga diaspora”, u shpreh kreu i AKR-se ne diaspore, Arben Kurteshi, duke theksuar se fakti qe ekziston nje ministri per nje komunitet te vogel serbesh krijon hapesira per ndertimin e nje ministrie per Diasporen.

Sipas tij fuqizimi institucional i diaspores kosovare ne organet shteterore eshte i rendesishem dhe i domosdoshem.

Top Channel