Superliga, Tirana dominon e vetme ne klasifikim

07/03/2009 18:50

Fitorja 2-1 ne “Qemal Stafa” perballe Lushnjes ka mjaftuar qe Tirana te ngjitet e vetme ne krye te Superliges me 44 pike.

Bardheblute e drejtuar nga Kola kane dominuar pjesen me te madhe te lojes duke shenuar 2 here ne porten e myzeqareve.

Memelli ne minuten e ‘24 kaloi Tiranen ne avantazh, ndersa Muka ne te ‘64 dyfishoi rezultatin. Dominimi i vendasve zgjati deri ne minuten e ’83, kur Cela me ane te 11 metershi ngushtoi diferencen e golave dhe deri ne fund vendosi nen presion lojtaret e Tiranes, por pa rezultat.

Dervish Haxhiosmanovic e ka nisur me nje barazim aventuren e tij te Vllaznia. Shkodranet kane barazuar pa gola ne “Loro Borici” me Bylisin, qe eshte ne zonen e ftohte te klasifikimit.

Tensione dhe 3 kartona te kuq kane shoqeruar ndeshjen Dinamo-Apolonia, e fituar nga blute e Muces me rezultatin 3-1. Golat e Sefes, Bakaj dhe Plakut e ngjisin Dinamon ne kuoten e 41 pikeve dhe mban nen presion Vllaznine e vendit te dyte me 42 pike.

Sulejman Starova dhe Teuta kane ndalur hovin e Partizanit duke i mundur keta te fundit me rezultatin 3-2. Edhe pse kaluan dy here ne avantazh, te kuqte e Duros nuk kane mundur te ruajne rezultatin duke u thyer ne minutat e fundit nga golat e Viles dhe Hyses.

Shkumbini ka barazuar 1-1 ne fushen e vet me Flamurtarin dhe vazhdon te mbetet ne vendin e 4-t me 37 pike.

Me po te njejtin rezultat ka perfunduar edhe sfida tjeter e javes se 23-te, ajo mes Beses dhe Elbasanit, duke bere qe te dyja ekipet te mbajne te pandryshuar vendet e tyre ne klasifikim.

Top Channel