Arsyet per te cilat Rusia nuk ka njohur shtetin e ri te Kosoves sqarohen ne nje dokument te ministrise se Puneve te Jashtme te Rusise.

“Reagimi i Rusise ndaj shpalljes se njeanshme te pavaresise dhe njohja e saj nga nje numer i caktuar shtetesh, bazohet ne interesat vetjake nacionale te Moskes dhe domosdoshmerine e zbatimit te ligjit nderkombetar”, thuhet ne dokumentin “Koncepti i Politikes se Jashtme te Federates Ruse per vitin 2008”.

Sipas Moskes, shpallja e pavaresise paraqet shkelje brutale te sovranitetit te Republikes se Serbise, Kartes se OKB-se, Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se dhe parimet e Kartes se Helsinkit.

Top Channel