Obama, pas nje muaji vizite ne Turqi
07/03/2009 16:20
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka njoftuar se presidenti Barack Obama do te vizitoje Turqine pas nje muaji.
Njoftimin Clinton e beri gjate vizites ne Ankara, ku u takua me kryeministrin Taip Erdogan.
E pyetur mbi krizen ne Lindjen e Mesme, Clinton ka deklaruar se Uashingtoni nuk ka marre ende nje vendim per kthimin e ambasadorit te tij ne Damask.
Me tej, shefja e diplomacise amerikane ka shtuar se, ecuria e negociatave mes Izraelit dhe Sirise nuk mund te “mbivleresohet”.
Top Channel