Nga takime formale, tashme ne veprime konkrete. Kjo eshte situata persa i perket raporteve te biznesit mes Shqiperise dhe Kosoves.

Pjesemarrja e Poste Telekomit te Kosoves ne tenderin per operatorin e katert mobil ne Shqiperi eshte nje shembull i tille.

Keshtu deklaroi ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionti, Fatmir Limaj ne lidhje me trasene e bashkepunimit qe po kerkohet te ndertohet mes dy vendeve.

“Ne e shohim kete si nje hap konkret qe nje biznes serioz nga Kosova, sic eshte PTK qe eshte kompani publike, po kalon ne tregun shqiptar. Kosova po kalon ne bashkepunim ekonomik me biznesin shqiptar”, ka pohuar Limaj.

Sipas ministrit, depertimi i biznesit te Kosoves ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur e anasjellta por kryesisht ne fushen e sigurimeve eshte nje hap shume i rendesishem per ekonomine e te dy vendeve.

“Hapi i Kosoves eshte nje hap konkret qe tregon se eshte e gatshme te gjeje rruget e bashkepunimit ekonomik”, ka theksuar Limaj.

Pjesemarrja e PTK-se ne tenderin per operatorin e katert mobil eshte hapi i pare persa iu perket investimeve te kesaj kompanie jashte kufijve te Kosoves.

Tenderi momentalisht eshte anuluar pasi kompania tjeter pjesemarrese nuk ka pasur gjithe dokumentacionin e nevojshem, sic eshte thene zyrtarisht.

Top Channel