Kreu i parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi, deklaroi se nuk mund te kete dialog per ceshtje teknike me Serbine, perderisa ajo nuk e njeh Kosoven e pavarur.

Krasniqi tha se Beogradi nuk eshte i gatshem te filloje bisedime me institucionet e Kosoves per te miren e qytetareve serbe.

Ai akuzoi Serbine se nuk eshte e gatshme te bashkepunoje per te ndalur kontrabanden e mallrave dhe te krimit, si dhe trafikimin e njerezve.

Krasniqi tha gjithashtu se per gati dhjete vjet, administrata e UNMIK-ut e ka lene pjesen veriore te vendit pa pushtet dhe pa ligj.

Top Channel