Republika e Gambias ka njohur pavaresine e Kosoves. Vendimi i eshte komunikuar sot ambasades kosovare ne Uashington nga ambasada e Gambias po ne kryeqytetin amerikan.

Ne nje takim qe ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni zhvilloi me 26 mars me ambasadoren e Republikes se Gambias ne OKB, Susan Waffa-Ogoo, kjo e fundit paralajmeroi dhe premtoi njohjen e shpejte te pavaresise se Kosoves nga qeveria e vendit te saj.

Republika e Gambias behet keshtu shteti i 57-te qe njeh shtetin e Kosoves. Ajo ndodhet ne pjesen perendimore te Afrikes, me dalje ne oqeanin Atlantik dhe e kufizuar me Senegalin.

Top Channel