Afganistan, Karzai: Zgjedhjet duhet te shtyhen
07/03/2009 16:50
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka deklaruar se e pranon opsionin qe zgjedhjet presidenciale ne vendin e tij te shtyhen nga muaji prill ne gusht.
Mandati i Karzait perfundon me 21 maj, por ai ka deklaruar se nuk do te terhiqet derisa te jene zhvilluar zgjedhjet.
Zgjedhjet jane parashikuar te mbahen ne prill, por Komisioni i Pavarur Zgjedhor ka deklaruar se ato duhet te shtyhen per shkak te problemeve te sigurise dhe logjistikes.
Mediat nderkombetare thone se rivalet e Karzait jane kunder ketij opsioni, qe deri pak me pare kundershtohej edhe nga vete presidenti.
Top Channel