Suedia paralajmeron reduktimin e trupave te saj ne Kosove. Vendimi pason ate te qeverise austriake dhe britanike per te terhequr plotesisht kontigjentet e tyre nga KFOR-i.

Rolf Gunnarsson, qe kryesoi nje delegacion parlamentar suedez gjate nje takimi me Komisionin per Pune te Jashtme ne kuvendin e Kosoves, deklaroi se edhe Suedia duhet te mendoje per reduktimin e trupave ushtarake te saj ne Kosove.

Pavaresisht reagimeve nga selia e NATO-s, se deklaratat per reduktim trupash jane spekulime, disa vende jane shprehur per largim nga Kosova.

Edhe sekretari i pergjithshem Scheffer, edhe zedhenesi Apathurai, kane theksuar se KFOR do te qendroje ne Kosove, derisa te garantohet siguria ne shtetin e ri.

Top Channel