
Para dy ditesh ka bere debutimin zyrtar me fanelen e Corinthias ne nje ndeshje te kupes por shume tifoze jane zhgenjyer nga permasat fizike te ish “fenomentit” Ronaldo, i cili nuk ka mundur te heqe shume nga kilet e teperta.
Edhe pse pamjet e tregojne qarte se sulmuesi nuk eshte ne formen me te mire, ai ka kerkuar te mbroje veten me nje argument ndoshta me shume se qesharak. “Perqindja ime e mases trupore eshte e vogel, vetem 10.6 %. Ndoshta duhet te humbas disa muskuj por jo peshe”, eshte shprehur lojtari qe rikthehet ne fushe pas nje viti pushim per shkak te nje demtimi te rende.
Ne 25 minutat e luajtura pas plot 384 ditesh, Ronaldo eshte shfaqur shume i ngadalte dhe jo i shkathet si para shume vitesh. “Dua te kthehem i shpejte si dikur per te kaluar mbrojtesit kundershtare. Ndaj Palmeiras te dielen do jete nje ndeshje e madhe. Eshte e qarte se kam shume deshire te luaj por vendimet i merr trajneri. Une ketu dua te fitoj shume tituj dhe te shenoj sa me shume sepse golat jane pjese e jetes time dhe nese flitet per mua, flitet edhe per golat”, shprehet sulmuesi brazilian.
Top Channel