Kosove, kamera sigurie ne sheshet kryesore

06/03/2009 15:20

Sheshet kryesore te qyteteve kosovare do te vezhgohen nga kamerat e sigurise. Projekti i eshte dorezuar qeverise, por pritet edhe ndihma e donatoreve.

Nje sistem i tille tashme eshte vendosur ne uren e lumit Iber ne Mitrovice. Permes ketij sistemi policia kosovare synon te kete me shume efikasitet ne zbulimin e rasteve kriminale.

2 milione euro i nevojiten policise per te instaluar kamerat vezhguese ne sheshet e qyteteve kryesore te vendit.

Faza e pare e projektit do te mbuloje te gjitha pikat doganore te vendit, perfshire edhe ato ne veri, si dhe stacionet policore dhe me pas sheshet kryesore.

Top Channel