Kosova, e pranishme ne mbledhjen e KS
06/03/2009 15:00
Kosova do te jete e pranishme ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Sigurimit, ku do te diskutohet per arritjet e shtetit te ri te Evropes gjate nje viti pavaresi.
Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem Skender Hyseni, pas nje takimi te zhvilluar sot me diplomatin cek Libor Secka, vendi i te cilit kryeson presidencen e radhes te BE.
“Sapo te informohemi se cili do te jete niveli i perfaqesimit, do te caktojme te derguarin tone. Kosova do te jete e pranishme ne mbledhjen e KS, qe do te mbahet me 23 mars”, ka deklaruar Hyseni.
Top Channel