Greqi, protestuesit “pro” emigranteve

06/03/2009 12:40

Mbi 800 te rinj greke jane perplasur me policine ne rruget e Athines gjate nje proteste ne mbeshtetje te emigranteve qe jetojne ne kete vend.

Policia ndaloi afrimin e tyre prane parlamentit grek dhe menjehere pas kesaj nisi edhe skenari i njohur tashme i djegieve dhe shkaterrimeve.

Forcave te rendit iu desh qe te hidhnin gaz lotsjelles per te shperndare turmat. Perplasja mes policise dhe protestuesve ne mbremjen e se enjtes perngjante me nje beteje te vertete lufte, por nuk ka raportime per te lenduar.

Edhe mengjesin e sotem u shenua nje tjeter incident, pasi nje biznesmen armesh u plagos nga shperthimi qe ndodhi ne automjetin e tij.

Top Channel