
Aktet e dhunes jane kthyer ne nje problem shqetesues ne futbollin shqiptar. Episodet e fundit i perkasin kategorise inferiore dhe pikerisht takimit te kategorise se dyte Policani-Kelcyra, ku viktima jane futbollistet ne fushen e lojes.
Ne kete video amatore shihet futbollisti i skuadres se Kelcyres Sajmir Kule i cili fillimisht eshte goditur me gur nga tifozet vendas dhe me pas nga kundershtari i tij Berxholli, duke mbetur i gjakosur per disa minuta ne fushe.
Goditja me taka ne fytyren e futbollistit te Kelcyres ka qene shume e rende, po per fat pa ndonje rrezik per jeten e tij.
Per rreth 20 minuta takimi eshte nderprere per t’i ardhur ne ndihme Kules, nderkohe qe ka rezultuar vendimtare nderhyrja e forcave te policise qe ndaluan uzurpimin e fushes nga tifozet vendas.
Takimi u nderpre per me shume se 10 minuta kur rezultati ishte 3-1 per vendasit.
Pak dite me pare Federata Shqiptare e Futbollit perjashtoi per 2 vjet nga te gjitha aktivitetet futbollistike skuadren e Terbunit dhe te Butrintit per shkak trazirave qe ndodhen ne fushat e ketyre skuadrave javen e kaluar.
Top Channel