Numri dy i misionit civil nderkombetar ne Kosove, diplomati amerikan Fletcher Burton ka deklaruar se faktori nderkombetar po perpiqet te gjeje rrugen e duhur per te ulur ne tryeze Prishtinen dhe Beogradit, per ceshtje me interes te perbashket.

Ne nje interviste per mediat ballkanase, Burton ka nenvizuar se dialogu Prishtine-Beograd eshte nje ceshtje delikate, e komplikuar dhe me shume dimensione per shkak te ndikimit te faktoreve te ndryshem.

“Eshte nje ceshtje e rendesishme dhe shumedimensionale. Si Prishtina ashtu dhe Beogradi, por edhe qendra te tjera si Brukseli luajne nje rol te rendesishem ne kete dialog”, ka pohuar Burton.

Top Channel