Slloveni, zbulohet nje varr masiv me 300 kufoma

05/03/2009 17:25

Nje varr masiv me trupat e rreth 300 personave te vrare ne fund te Luftes se Dyte Boterore, eshte gjetur sot ne afersi te Laskos, ne Slloveni.

Dyshohet qe viktimat, kryesisht ushtarake kroate ose sllovene, jane mbytur me gaz nga formacionet ushtarake te komunisteve te marshallit Tito.

Sipas studimeve te historianeve kroate e sllovene, ne territorin e Sllovenise jane rreth 500 vare te perbashketa ushtarakesh, por edhe civilesh te vrare ne vitin 1945 nga armata e Titos.

Top Channel