Sejdiu: Serbia ushqen strukturat paralele ne Kosove

05/03/2009 13:45

Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Serbia nxit strukturat paralele ne Kosove.

“Serbia gjithmone ne kohe dhe situata te vecanta ka tentuar qe te krijoje tensione e turbullira, si ne veri te Kosoves, edhe ne vendbanimet shqiptare ne Presheve, Medvegj e Bujanovc. Keto turbullira e tensione jane paralele dhe zigzage qofte ne nje hark, qofte ne nje hark hapesinor. Serbia i ushqen keto struktura paralele ne Kosove, duke harxhuar edhe shuma te medha parash, duke shfrytezuar edhe ndihmat qe merr nga vendet e ndryshme evropiane, te cilat vetem vitin e kaluar kane shpenzuar deri ne 200 milione euro”, theksoi Sejdiu.

Ne nje interviste per agjencine e lajmeve INA ai deklaroi gjithashtu se Kosova ka marredhenie shume te mira me Maqedonine dhe se keto marredhenie se shpejti do te ngrihen ne nivel diplomatik. Sejdiu u shpreh optimist se procesi i njohjes se Kosoves do te vazhdoje.

Top Channel