Mediat serbe: Shqiptaret, atentat Jeremic

05/03/2009 15:20

Media te ndryshme serbe kane denoncuar sot atentatin qe nje grup “terroristesh shqiptare” po pergatisin kunder ministrit te Jashtem serb Vuk Jeremic, gjate vizites se tij ne Zvicer.

“Burimet tona te sigurta flasin qarte se atentatin ndaj ministrit serb po e pergatisin terroristet shqiptare”, kane bere te ditur gazetat “Vecernje Novosti” dhe “Blic”.

Sipas tyre, lajmi eshte konfirmuar edhe nga shefi i diplomacise se Zvicres, sipas te cilave situata eshte serioze dhe se masat e sigurise jane rritur ne shkallen maksimale.

Top Channel