Ndonese duhej te ishte vatra ku te predikohej paqja dhe bashkejetesa, shkolla ne Maqedoni vazhdon te jete nje laborator qe prodhon ende urrejtje nacionale.

Ne Kumanove dhe ne Struge nxenesit shqiptare dhe maqedonas vazhdojne te mesojne vecmas njeri-tjetrit, dhe kete ndarje e ka miratuar edhe vete qeveria.

Madje, per nxenesit shqiptare jane pergatitur kushte te reja, por jo te mira. Ata do te bejne mesim ne disa konteinere. Drejtuesit shqiptare te shkollave denojne kete iniciative.

“Shume here kemi pasur rrahje te njepasnjeshme te nxenesve, te organizuara nga pala maqedonase. Por kjo menyre nuk eshte zgjidhje”, deklaron drejtori Fuat Azizi.

Top Channel