
Skenderbeu kryesues i Kategorise I eshte shkaterruar ne fushen e Lacit me rezultatin 4-1.
Kjo eshte humbja e pare per teknikun e korcareve, Indrit Fortuzi, i cili mori drejtimin e skuadres ne fillimin e pjeses se dyte te sezonit. Nderkohe, Kastrioti ka mundur 1-0 Dajtin pas golit te shenuar nga Gocaj, ndersa Beselidhja ka fituar me te njejtin rezultat Naftetarin.
Surprizen e ka dhuruar Turbina qe fitoi 1-0 ne fushen e Luftetarit, ndersa Burreli mundi 3-0 Gramozin. Fitore kane arritur edhe Ada e Bilisht Sport qe kane mundur perkatesisht Sopotin e Pogradecin me rezultatin 2-1.
Ndeshja Skrapari-Terbuni nuk u zhvillua, pasi pukjanet u perjashtuan nga kampionati per shkak te dhunes ndaj gjyqtarit Mentor Sopjani ne ndeshjen kunder Kastriotit, duke bere qe Skrapari ta fitoje ndeshjen ne tavoline 2-0.
Renditja
1. Skenderbeu 43
2. Laci 42
3. Kastrioti 38
4. Gramozi 34
5. Burreli 32
6. Dajti 29
7. Terbuni 27
8. Turbina 27
9. Luftetari 26
10. Skrapari 25
11.Sopoti 25
12.Beselidhja 24
13.Ada 23
14.Pogradeci 20
15.Bilisht Sport 18
16.Naftetari 16
Top Channel