Beograd, prokuroret e EULEX, takim me serbet

05/03/2009 13:00

Prokurore te misionit EULEX do te takohen sot ne Beograd me prokurorin per krimet e luftes, Vladimir Vukcevic.

Delegacioni kryesohet nga kryeprokurori Teo Jakobson. Ne takim do te diskutohet per bashkepunimin mes dy prokurorive per zbulimin, arrestimin dhe gjykimin e personave te dyshuar per krime lufte dhe vepra te tjera kriminale.

Te dyja palet do te shkembejne informacione dhe prova per disa ceshtje. Nje nga temat eshte mundesia e ekstradimit ne Serbi te tre pjesetareve te “Grupit te Gjilanit”, te ish-UCK dhe te UCPMB-se, te cilet sipas Prokurorise serbe gjenden ne territorin e Kosoves.

Nje tjeter ceshtje eshe ajo e varrezave masive, qe serbet pretendojne se ekzistojne ne Kosove.  

Top Channel