Shqiptaret ne Mal te Zi i respektojne simbolet e tyre kombetare dhe jane bere pjese e jetes politike pa qene nevoja te marrin pushket e te luftojne, sikunder bene kosovaret, apo shqiptaret ne Maqedoni.

Faktori shqiptar eshte shprehur i kenaqur me bashkejetesen me malazezet, ne nje seance te OKB-se ne Gjeneve per ceshtjet raciale ne Malin e Zi.

Komiteti kunder diskriminimit racor shqyrtoi te drejtat e njeriut ne Mal te Zi dhe ekspertet konstatuan se ne keto vite te shkeputjes nga Serbia, vendi e ka permiresuar imazhin, sidomos per pakicat. Ministri per te Drejtat e Njeriut Fuat Nimani, tha ne Gjeneve se pavaresia dhe funksionimi i shtetit juridik beri qe minoritetet ne kete shtet te jene te barabarta.

Ne parlamentin 81 vendesh te Podgorices 5 deputete jane shqiptare, ndersa shqiptaret qe perbejne 7 perqind te popullsise ndihen te mireintegruar. Nimani tha se shqiptaret e Malt te Zi nuk dolen ne male per flamur e te drejta kombetare, por i fituan ato me negociata me institucionet e Podgorices.

Sot ne Mal te Zi lejohet perdorimi i simboleve dhe pritet qe kjo te miratohet edhe nga parlamenti.

Top Channel