Zvicer, jep doreheqjen presidenti i bankes UBS

04/03/2009 10:20

Hapje pozitive per bursat europiane. Ne Milano, Mibtel ka nisur me nje ngritje prej 1,25 perqind, ne Frankfurt DAX ka fituar 0.92 perqind, ne Paris, CAC 40 rritet me 1.45 perqind, ndersa ne Londer FTSE 100 avancon me 1,28 perqind.

Ne Azi, bursa e Shangait e ka mbyllur me nje “kercim” prej 6,12 perqind.

Qeveria kineze eshte gati te zgjeroje planin stimulues per ekonomike, ndersa Hong-Kong ka shenuar ngjitje prej 2,99 perqind.

Nderkohe presidenti i bankes zvicerane UBS, Peter Kurer, ka dhene doreheqjen. Keshilli i administrates ne vendin e tij ka emeruar ish-ministrin e Financave, Kaspar Villiger. Aksionet e UBS kane humbur 68 perqind dhe banka eshte ne qender te nje hetimi fiskal amerikan.

Top Channel