
Vllaznisë i kanë mjaftuar vetëm 48 orë për të emëruar trajnerin e ri. Pas largimit të parevokueshëm të Agim Canajt, që për javë të tëra kishte arritur të mbante skuadrën në krye të Kategorisë Superiore, në stolin shkodran do të ulet Dervish Haxhiosmanoviç.
Malazezit i kanë mjaftuar vetëm 60 minuta që të pranonte ofertën për kontratë 3-mujore me opsion për rinovim edhe për sezonin e ardhshëm dhe termat financiarë të përcaktuar nga presidenti Valter Fushaj. Deda është një njohje e vjetër e ambientit kuqeblu, skuadër me të cilët ka punuar edhe dhjetë muaj më parë, përpara se t’i linte postin Canajt, menjëherë pas mbylljes së sezonit të kaluar.
Në atë periudhë, pikërisht më 7 maj 2008, ai arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë, në finalen me Tiranën, të zhvilluar në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit. Haxhiosmanoviç është edhe trajneri që ka udhëhequr skuadrën e kryeqendrës veriore drejt titullit të fundit kampion në Shqipëri, në sezonin 2000/01.
Për teknikun, i shndërruar në alternativë të përhershme, kur skuadra kalon probleme, kjo është hera e pestë që do të drejtojë Vllazninë. Një fakt që duket se nuk e shqetëson aspak Haxhiosmanoviç, i cili nuk e fsheh “dashurinë” për klubin dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur thirrjeve për momente krize.
“Në Shkodër vij gjithmonë me shumë dëshirë, pavarësisht mënyrave se si largohem nga drejtimi i skuadrës”, deklaroi trajneri në
konferencën për shtyp. “E pranova pa hezitim ofertën nga drejtuesit e klubit, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon skuadra dhe faktit se e kam të qartë që nuk më pret një punë e lehtë”.
Më tej, Deda konfi rmoi mënyrën e re sesi do të drejtohet grupi, duke pretenduar “disiplinë të hekurt”. Megjithëse në kontingjent ka shumë kampionë, zgjedhjet e tij nuk do të kushtëzohen nga emrat e futbollistëve, por nga forma e secilit. “Kam besim te skuadra aktuale dhe
natyrisht që do të vazhdojmë të synojmë titullin kampion. Por, për të arritur këtë objektiv do të kërkoj gjithmonë disiplinë të ‘hekurt’ gjatë seancave stërvitore dhe në ndeshjet zyrtare, nënvijëzoi trajneri.
Top Channel