Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i kthyer pasditen e sotme nga SHBA, e ka vleresuar viziten ne Uashington si shume te rendesishme per faktin se Kosova do te gezoje edhe ne vazhdim mbeshtetjen e Amerikes.

“Shtetet e Bashkuara te Amerikes mbeten edhe me tutje te perkushtuara qe ta mbeshtesin Kosoven ne te gjitha fushat. Ndersa per institucionet e Kosoves mbetet qe ta bejne punen e tyre”, ka pohuar Sejdiu.

Kreu i shtetit kosovar ka bere te ditur se eshte takuar me ambasadore te vendeve te ndryshme ne OKB, nga te cilet ka marre premtimin per njohjen e pavaresise.

Ndersa duke folur per incidentin e fundit ne Mitrovice, Sejdiu ka theksuar se eshte nje veprim i Serbise per te destabilizuar Kosoven dhe puenen e institucioneve te saj.

Top Channel