Spekulimet e fundit rreth reduktimit te mundshem te trupave te KFOR-it ne Kosove, kane sjelle reagimin e sekretarit te pergjithshem te NATO-s.

Jaap de Hoop Scheffer tha prere dhe qarte se ata qe spekulojne per reduktimet e KFOR-it, perfshire ketu edhe njerezit me uniforme, nuk flasin ne emer te NATO-s.

Ne nje deklarate per shtyp Scheffer konfirmoi se per momentin nuk ka asnje plan, ose vendim per pakesimin e trupave paqeruajtese.

“Ndryshimet e mundshme ne KFOR do te behen vetem ne baze te vendimeve politike te aleateve. Vendimi mund te merret vetem kur aleatet te jene te sigurte se zvogelimi i trupave te KFOR-it nuk do rrezikoje sigurine ne Kosove”, ka thene Scheffer.

Top Channel