
Çuditë në sportin shqiptar nuk kanë fund. Këtë herë është Federata Shqiptare e Notit ajo që duket se në mënyrë preferenciale mënjanon talentet me qëllim dhe sponsorizon të tjerët.
Ai që e ka denoncuar këtë fakt ka qenë vetë notari 18-vjeçar i “Tirana Delfi na Sportit”, Jon Pepaj, i cili kërkon nga FSHN-ja që ta sponsorizojë për të marrë pjesë në Botërorin e Romës. Sportisti premtues shprehet se në bazë të rezultateve të homologuara nga FINA (Federata Botërore e Notit) dhe pikëve të marra prej tyre për vitin 2008, ai është notari i dytë më i mirë i Shqipërisë.
“Me turnetë e zhvilluar vjet në Beograd dhe Shkup kam marrë më shumë pikë sesa ato që ka mbledhur notari Mario Sulkja, të cilit i është dhënë sponsorizimi nga ana e federatës, tha ai. Nëse shikoni klasifikimet për Shqipërinë, unë jam i dyti pas Sidni Hoxhës”. Dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe në faqen ndërkombëtare të statistikave të notit, “rankings.fsn.ch”, ku Pepaj pozicionohet më lart se Sulkja, i cili ka përpara edhe Gëzim Hykën.
Për këtë padrejtësi, notari, së bashku me trajnerin e tij, janë ankuar edhe në MTKRS, por zgjidhja ende nuk ka ardhur. Më 27 shkurt FSHN përzgjodhi 4 sportistë për t’i sponsorizuar për në Botëror, por mes tyre për çudi nuk fi guron Pepaj.
Top Channel