Kosove, Britania vendos te reduktoje trupat
04/03/2009 15:15
Britania e Madhe ka vendosur te pakesoje pranine e saj ushtarake ne Kosove pas vleresimeve te krereve te NATO-s se, ndihma e Londres nuk eshte me e domosdoshme.
Lajmin e ka bere te ditur Ministria britanike e Mbrojtjes permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen thuhet se shkurtimi do te vijoje gradualisht nga marsi deri ne shtator te ketij viti.
“Zvogelimi i trupave reflekton situaten e ndryshuar ne Kosove. Ngjarjet kryesore qe nga pavaresia kane kaluar pa incidente te medha dhe gjendja e sigurise ne pergjithesi eshte e qete”, thuhet ne komunikate.
Top Channel