
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se SHBA-ja nuk do te bashkepunoje me asnje qeveri palestineze ne te cilen perfshihet Hamasi nese ky i fundit nuk njeh Izraelin si shtet.
“Nuk shoh te arsyeshme asnje bashkepunim me Hamasin nese ky i fundit nuk bie dakord me principet qe jane adoptuar nga aktoret nderkombetare”, eshte shprehur Clinton ne nje interviste per CNN-in.
Ajo tha se Hamasi duhet te beje te njejten gje si edhe Organizata per Lirimin e Palestines (OLP) e cila ka rene dakord me parimet e vendosura nga Kuarteti (SHBA, Rusi, BE dhe OKB) dhe te pranuara edhe nga Lidhja Arabe: Te heqe dore nga dhuna, te njohe Izraelin dhe te pranoje kushtet e vendosura me pare nga drejtuesit e OLP-se.
Top Channel