Afganistani, aty ku talebanet te vrasin per “imoralitet”

04/03/2009 11:30

Per me shume se 20 vjet, skena ishte jeta e saj. Tashme ka veshur velin e zise, pasi bashkeshortin ia vrane.

Paween Mushtakhel, aktorja qe diti t’u dhuronte per vite te tera njerezve nje buzeqeshje, tani duhet te fshihet prej talebaneve dhe nuk ka me paqe.

“Vrava burrin tim me punen qe kam bere”, thote Mushtakhel per “Times”. Ngjarja ka ndodhur ne dhjetor, pasi talebanet i vrane te shoqin para deres se shtepise, pas shume paralajmerimeve.

Bashkeshorti i Mushtakhel, jo vetem qe nuk iu frikesua kercenimeve, po e shtynte gruan e tij te shfaqej ne ekran. Dhe ekstremistet nuk e lane te qete. Tani aktorja me shami ne koke dhe fytyre te mbuluar, jeton me dy femijet e saj ne terror, duke u endur neper shtepite e miqve te saj.

Paween nuk eshte gruaja e vetme qe jeton ne arrati. Ne 18 muajt e fundit, talebanet kane rivendosur pranine e tyre ne 75 perqind te territorit afgan. Dalengadale, pushteti i tyre po ndalon liberalizimin e vendit; shume gra te cilat punojne jane ne rrezik per jeten.

“Atmosfera ka ndryshuar”, konstaton me hidherim Paween, e cila rreshton nje sere profesionesh te rrezikshme ne kete vend per femrat: politikanet, aktivistet e OJQ-ve, gazetaret, mjeket, mesueset, kengetaret, aktoret dhe balerinat, jane profesione te sulmuara.

Talebanet justifikohen duke thene se sulme te tilla behen per te ndaluar aktet imorale. Duket se ne Afganistan po kthehen vitet e erreta te fondamentalisteve gati per te terrorizuar dhe vrare.

Shume gra dhe vajza qe punojne, fshihen pas Burkas (veshjes qe u mbulon fytyren) dhe nuk i tregojne askujt se cfare funksioni kane.

Nje 22-vjecare, e punesuar ne  bashkine e Kabulit, tregon se ruan anonamitetin duke veshur burken dhe duke mos i treguar shume njerezve punen qe ajo ben.

“Kemi shume frike nga talebanet. Edhe prinderit e mi kane frike, pasi une punoj me shume meshkuj ne zyre dhe kjo nuk eshte gje e mire per reputacionin tim”, u shpreh vajza.

Edhe aktorja e njohur afgane, Mushtakhel, fshihet pas anonimitetit te Burkas, ndersa kujton se ne rinine e saj nuk ka mbajtur as shami dhe fundet e saj ishin te shkurter.

Duke folur per vitet 70-te, perpara pushtimit sovjetik, Mushtakhel tregon se te aktroje ne Afganistan ishte art dhe popullsia ishte e civilizuar.

Gjate forcimit te pushtetit taleban, ne 2001 ajo i kthye ne skene, por kuptoi se profesioni i saj ishte imoral.

“Ne 2005 vura ne skene nje veper te Shekspirit. Kthehesha vone ne shtepi dhe njerezit mendonin per mua se isha nje prostitute. Ndryshova shtepine po nuk hoqa dore nga endrra ime”, tregon Mushtakhel. Sot ajo mallkon vendosmerine qe tregoi.

Top Channel