Shtypi serb: Reduktimi i KFOR-it, ne qershor

03/03/2009 09:15

Shtypi i Beogradit njofton se numri i forcave te KFOR-it ne Kosove do te reduktohet ne minimum, duke filluar nga muaji qershor i ketij viti.

Lajmin e publikoi gazeta “Politika”, qe iu referua burimeve ne seline e NATO-s ne Bruksel. Nje diplomat anonim i NATO-s, ka deklaruar se ministrat e Mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s do te takohen ne qershor ne Bruksel dhe do te vendosin per pranine e ardhshme simbolike te KFOR-it ne Kosove.

Sipas burimit, terheqja e KFOR-it nuk duhet te inkurajoje elementet ekstremiste ne veri te Kosoves dhe EULEX-i, policia lokale dhe FSK-ja do te jene garanci e mjaftueshme per ruajtjen e stabilitetit.

Top Channel