Kreu kosovar, Fatmir Sejdiu u takua ne Nju Jork me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Susan Rice, te cilen e siguroi se pavaresia e Kosoves do te ndikoje ne stabilitetin e rajonit.

Presidenti theksoi se njohja e metejshme e pavaresise, do te jepte hov zhvillimit dhe qetesise se mbare rajonit te Ballkanit.

Nga ana e saj ambasadorja Rise me këtë rast konfirmoi mbështetjen amerikane për zhvillimin e Kosovës në të gjitha sferat dhe për nxitjen e njohjeve të reja nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.

Presidenti Sejdiu zhvilloi takime të veçanta me disa nga ambasadorët e shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ai takoi ambasadorët e Katarit, Ganës, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Egjiptit, të cilët u informuan për arritjet e Kosovës brenda një viti të pavarësisë.

Vizita e presidentit ne Nju Jork perfundon pasditen e sotme.

Top Channel