Nje bande kriminale e perbere nga 5 shtetas rumune qe drejtonin nje xhiro prostitucioni me degezime edhe ne Itali e Greqi eshte shkaterruar nga policia rumune.

Banda, e cila e kishte seline e saj ne Buzau, ka vepruar qe nga viti 2005 deri ne 2009, duke detyruar te prostituonin 29 vajza te reja rumune, mes te cilave 9 minorene.

5 personat, te moshave nga 26 deri ne 33 vjec, u arrestuan nen akuzen e trafikut te qenieve njerezore. Gjate operacionit policia u sekuestroi atyre rreth 300 mije euro te fituara nga aktivitetet kriminale.

Nderkohe, dy persona te tjere do te ndiqen penalisht ne gjendje te lire. Vajzat mashtroheshin nga te arrestuarit me premtimin e nje vendi pune.

Top Channel