Qeveria: Gjyqi i EULEX do nise shume shpejt

03/03/2009 13:45

Misioni EULEX po has veshtiresi ne shtrirjen ne veri te Mitrovices dhe kete e tregoi shtyrja e gjyqit te planifikuar per dje ne Gjykaten e Qarkut.

Ndersa EULEX-i nuk e ka komentuar ngjarjen, qeveria kosovare shpreson se procesi do te rifilloje se shpejti. Zedhenesi i qeverise, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ne Kosove ka nje sistem unik te drejtesise dhe brenda ketij sistemi do te funksionojne te gjitha gjykatat e vendit.

“Ne mendojme se ata jane te pergatitur dhe kompetente per te realizuar kete mandate, qe do te filloje te implementohet shume shpejt sipas planifikimeve”, tha zedhenesi.

Top Channel