Punonjesit e shendetesise nderpresin greven

03/03/2009 09:35

Nderpritet greva e punetoreve te shendetesise ne Kosove. Rreth ores 03.00 te mengjesit, mjeket i kane dhene fund greves se urise, qe kishte nisur prej disa ditesh.

Vendimi u mor pas nje takimi disaoresh mes kryeministrit Thaci dhe perfaqesuesve te sindikates se Shendetesise. Kreu i sindikalisteve, Asllan Bajrami, deklaroi se eshte rene dakord qe ne kuvend te ngrihet nje grup, qe do te merret me zgjidhjen e problemeve ne shendetesi.

Qeveria permes nje deklarate shprehu angazhimin per zgjidhjen e problemeve ne sektorin e shendetesise. Mjeket kishin kerkuar rritjen e pagave per punonjesit e sherbimit paresor.

Top Channel