OKB, nisme per zbatimin e planit 6 pikesh

03/03/2009 16:10

Organizata e Kombeve te Bashkuara do te nise se shpejti punen per zbatimin e planit 6 pikesh ne Kosove.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Kombet e Bashkuara do te organizojne nje sere diskutimesh ku do te perfshihen UNMIK, EULEX, ICO, KFOR, OSBE dhe qeveria kosovare e ajo serbe.

Sipas burimeve, bisedimet do te perqendrohen tek rikonfigurimi i administrates nderkombetare ne Kosove, roli i saj ne raport me aktoret e tjere nderkombetare dhe tek zbatimi i 6 pikeshit.

Lajmi rrezon keshtu deklaratat e autoriteteve kosovare se, plani 6 pikesh eshte nje plan i vdekur.

Top Channel