Kosove, nje pjese e mjekeve ende ne greve

03/03/2009 15:55

Pavaresisht deklaratave se greva ne sektorin shendetesor ne Kosove ka perfunduar, nje pjese e mjekeve jane ende ne greve.

Ne oret e vona te dites se djeshme u arrit nje marreveshje mes qeverise dhe sindikates se shendetesise, por mjeket qe nuk kane rene dakord me vendimet e sindikates kane vazhduar greven.

Madje, ata kane paralajmeruar se do te pershkallezojne veprimet e tyre duke protestuar per realizimin e kerkesave, per te cilat marreveshja e arritur nuk jep asnje garanci.

Punonjesit e sektorit shendetesor ne Kosove kerkojne kushte me te mira pune dhe rroga me te larta.

Top Channel