Ish-lideri politik i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic ka refuzuar te deklarohet lidhur me aktakuzen qe e ben ate pergjegjes per genocid dhe krime kunder njerezimit.

Gjate seances se sotme ne gjykaten e Hages, trupi gjykues ka marre parasysh deklaratat e meparshme te Karaxhic, se nuk ndihet fajtor per 11 pikat e aktakuzes se ngritur ndaj tij.

Karaxhic u arrestua ne korrik te vitit te kaluar pas 11 vitesh arrati me identitet te rreme. Nese shpallet fajtor per krime kunder njerezimit ndaj popullsise joserbe ne Bosnje, ai mund te denohet me burgim te perjetshem.

Top Channel