Kandic, padi njesise speciale te policise serbe

03/03/2009 15:15

Nje organizate per te drejtat e njeriut ne Beograd ka ngritur padi ndaj ish-anetareve te Njesitit Special te Policise se Serbise per kryerjen e krimeve te luftes ne Kosove.

Kryetarja e Fondit per te Drejten Humanitare, Natasha Kandic ka deklaruar per mediat serbe se, ne baze te deshmive qe zoteron organizata kjo njesi policore ka kryer krime masive gjate luftes ne Kosove.

Sipas Kandic, shume nga keto krime jane bere ne baze te urdherave te kreut shteteror te RFJ-se dhe Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise, ne bashkepunim me kreret e Njesitit Special.

Me tej, Kandic jep alarmin se kreret e policise qe atehere kane urdheruar krimet, jane sot ende ne sherbim, madje te ngritur ne detyre.

Deri tani vetem nje ish-zyrtar i policise serbe po gjykohet ne Beograd per krime lufte, ai ka qene komandanti i seksionit 37 te njesiteve speciale, Radosav Mitrovic.

Top Channel