Nje grup me rreth 15 anarkiste greke sulmuan me gure, shkopinj dhe bomba molotov vagonat e nje treni ne stacionin Kifisia te Athines.

Sipas policise greke, ngjarja ndodhi rreth ores 01.45. Anarkistet ishin te maskuar me maska karnavalesh. Ata po udhetonin me te njejtin tren qe nisen ta shkaterronin, sapo ai ndaloi ne terminalin Kifisia. Nga flaket u shkaterruan plotesisht 6 vagona, ndersa 3 te tjere u demtuan rende.

Prej sulmit nuk pati te demtuar ne njerez. Deshmitaret thane se anarkistet ishin mjaft te dhunshem. Ata kercenuan disa kalimtare, por askush nuk u demtua. Policia mberriti ne vendngjarje, por nuk mundi te kryeje asnje arrestim. Sipas pergjegjesit te stacionit Kifisia, asnje tren nuk do te mund te levize ne drejtim te Pireut, c’ka pritet te krijoje shume probleme ne levizjen e udhetareve.

Demet llogariten ne me teper se 13.5 milione euro. Nderkohe, nje grup tjeter anarkistesh dogjen dy banka ne Athine dhe nje ne ishullin e Korfuzit. Nepermjet internetit grupimet e majta ekstremiste moren persiper autoresine per djegiet dhe shkaterrimet.

Top Channel