Komandanti i trupave te KFOR-it ne Kosove, Giusepe Emilio Gay ka deklaruar se trupat nderkombetare jane te angazhuara per perforcimin e stabilitetit te pergjithshem ne vend.

“Gjendja e sigurise ne Kosove eshte e mire, por mund te behet edhe me shume ne kete drejtim”, ka deklaruar gjenerali Gay.

Ai ka konfirmuar se NATO eshte duke planifikuar reduktimin e trupave te saj ne Kosove, madje edhe ne zonat veriore.

“Nuk mund te them se KFOR do te largoje te gjitha trupat, por eshte ne fazen e reduktimit te tyre dhe kjo gje do te ndodhe edhe ne veri”, ka shtuar Gay.

Top Channel